Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit.
Negociatat e Enkelejd Alibeajt me PS, dështuan, siç dhe pritej, megjithëse Partia Demokratike pati deklaruar që në krye të herës se ish-kreu i grupit parlamentar nuk përfaqëson selinë blu në bisedime.
Nisur nga kjo situatë, Salianji shkruan në një postim në rrjetet sociale se opozita mori kosto të panevojshme, duke u bërë pjesë e një teatri me fund të ditur.
Reagimi
“Siç dukej dhe dihej! Partia Socialiste shfrytezoi nevojën për protagonizëm personal dhe “naivitetin” dhe siç e kishim paralajmëruar kjo farsë vetëm frangmentarizoi më shumë opozitën dhe i dha autokratit alibi sikur kishte proçes dhe se opozita nuk merret vesh mes vetes për një kandidat të përbashkët!
Ishte teatër me fund të ditur! Fatkeqësisht opozita mori kosto të panevojshme!”