Dështimi i raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit/ Alibeaj: Mos na qortoni për pjesëmarrjen tonë në proces, Rama u tërhoq si gjithmonë

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka dhënë një deklaratë për mediat pas dështimit të raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit, ku tha se opozita nuk duhet të qortohej për pjesëmarrjen e tyre në këtë proces.

Ndërsa tha se tashmë ishte humbur Shansi për t’i dhënë shqiptarëve një president legjitim dhe jot ë njëanshëm, duke shtuar se kjo ishte shkaktuar nga tërheqja e kryeministrit Edi Rama.

“Minimumi i palëve politike është të marrin pjesë në proces. Këtë bëmë edhe ne. Morëm pjesë në proces. Pastaj u pa fare qartë se në momentin kur ne ofruam gjëra konkrete, nga ana e Ramës u pa ajo që bëhet gjithmonë nga ana e Ramës, u tërhoq si gjithmonë. Është detyrë e opozitës që për të mos e çuar vendin në një president të njëanshëm, të merrnim pjesë në këtë proces.

Është e qartë për këdo, humbi një rast për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve legjitimitetin e një figure në postin e kreut të shtetit. Ishte mazhoranca ajo e cila duke tërhequr fjalën dhe duke mos marrë pjesë në proces çoi në këtë situatë. Nuk ka asgjë për t’u qortuar në pjesëmarrjen tonë”– tha Alibeaj.

Zjarr Tv Ad