Avokati, Spartak Ngjela ka folur sot në studion e Fax News edhe për faktin se Komisioni Europian nuk mori vendim për caktimin e një date për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
I pyetur në lidhje me këtë vendim, Ngjela tha se erdhi si shkak i konfliktit bullgaro-maqedonas. Më tej ai tha se duke parë sesi po shkon rrjedha e ngjarjeve, nëse ky konflikt vazhdon edhe shqiptarët do të marrin pjesën e tyre të territorit nga Maqedonia e Veriut.
“Veto është veto, nuk mund ta parashikoja as kundërshtoja. Problemi është se në mes ndodhet Bullgaria. Ka një konflikt bullgaro-maqedonas. Ky konflikt është territorial por edhe mes popullit se ata thonë se jeni bullgarë jo maqedonas.
Nuk ishte pa një sens bashkimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Pra kishte dicka brenda se i lidhën 2 shtetet me njëri tjetërin. Ata nuk thanë gjë fare për ne, vetëm për Maqednoninë. Po vazhdoi konflikti me Bullgarinë, do të marrim edhe ne pjesën tonë nga Maqedonia dhe kështu i themi faleminderit Bullgarisë.
Pasoja është që ne kemi konflikt bullgaro-maqedonas. Po ne e dimë se maqedonasit sllavë janë të ardhura, kjo është luftë qindra vjeçare”-tha Ngjela.