Dështimi shembullor i OFL dhe i “kryekapterit” Lleshaj

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operacioni Forca e Ligjit filloi një vit më parë me shumë zhurmë pas disa daljeve të shpeshta të kryeministrit Edi Rama i cili theksonte se ndaj krimit dhe personave të përfshirë në të, do të kishte një ligj shembullor që qeveria tashmë e kishte bërë gati.  Pas një viti duket se Operacioni i drejtuar nga Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm, ish gjeneral i ushtirsë që u bë kapter partie, thuajse ka dështuar. Përveç zhurmës së përditshme që bën policia e Shtetit duke plotësuar formularët, nuk ka asgjë më shumë sesa kaq. Rezultatet janë thuajse qesharake, një dështim total. Pritej që dënimi kundër krimit do të ishte shembullor, por në këtë rast shembullor është dështimi i ligjit. Statistikat tregojnë se praktikisht forca e ligjit dështoi në misionin e saj për të konfiskuar dhe pati sukses vetëm në sekuestro të përkohshme të aseteve kriminale. Operacioni Forca e Ligjit, ndonëse krijoi volum formularësh në përfundim të misionit, konfiskoi vetëm 1 automjet ndërsa prokuroria vijon t’i kthejë dosjet për riplotësim.

Zjarr Tv Ad