Avokati Altin Goxhaj i ftuar në studion e “Fax News” ka folur për protestën e ditës së shtunë dhe për atë të cilën ai e etiketoi si “fundin e dështimit” të revoltës popullore kundër rritjes së çmimeve.
Sipas Goxhajt protesta filloi të kontrollohet nga fondacioni Sorros, Yuri Kim dhe së fundmi Edi Rama për të cilin thotë se vendosi nën kontroll “ortekun popullor” që ishte ngritur kundër qeverisjes së tij.
“Unë kam treguar që rreziku i kësaj proteste është kontrolli i mikrofonit, kjo protestë do keqpërdorej për qëllimet e Sorrosit të Ambasadës Amerikane dhe qeverisë shqiptare. Vetë sponsorit kryesorë të karrierave të atyre njerëzve që marrin mikrofonin janë fondacioni Sorros, Yuri Kim dhe tashmë edhe Edi Rama.
Edi Ramën e njoh që në vitin 1989 dhe e di shumë mirë si funksionon truri i tij dhe të këshilltarit Endri Fugës. Rama mënyra si e vuri Adriatik Llapajn përballë vetes së vet ishte një promovim për Adriatikun si faktori, si përfaqësuesi. Kjo protestë është në rrezik për të qenë një ortek i kontrolluar njësoj sic bënte Lul Basha në 2019. Orteku i Kontrolluar është i thjeshtë, orteku i pakontrolluar mund të vrasë njerëz, bie ku s’mund ta presë mendja. Bota ka mësuar që këto orteqe prishen ose devijohen në mënyra të ndryshme. Orteku kur kontrollohet nuk do të bëjë asnjë dëm. Unë dje e kam parë qartë finalen e dështimit të protestës për faktin se protesta nisi si një mllef popullor përballë një slogani shumë të drejtë: Boll na vodhët!
Në vend që të realizohet kjo protestë zbente mesazhet. E kthyen nga një protestë mllefi popullor përballë keq qeverisjes e kthyen në një protestë oridenere të rëndomtë. Njerëzit nuk erdhën se u der kupa, njerëzit erdhën për derdhjen e kupës dhe për kupën brenda, me ujë të zi. Menaxhimi që i bënë drejtuesit e protestës ata që kontrollojnë mikrofonin të gjithë kanë llogari bankare të fondacioni të Sorrosit. Mbaj përgjegjësi të plotë përballë ligjit që nuk po gënjej. Askush nga ata nuk mund ta mohojë”, tha Goxhaj.