“Despacito”, rekord historik

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Despacito e këngëtarit Luis Fonsi në bashkëpunim me reperin, Daddy Yankee është bërë kënga më e transmetuar e të gjitha kohërave. Tashmë ky hit ka hyrë edhe në librin e rekordeve të Guinness duke thyer jo vetëm një rekord, por shtatë të tilla dhe ka hyrë kështu zyrtarisht në historinë e muzikës.

Përveç që ishte padyshim hiti më i madh i verës 2017, Despacito është cilësuar si kënga që ka qëndruar për më shumë javë në top listën Latine të Billboard, si videoja muzikore më e shikuar online dhe videoja e parë në YouTube që ka arritur 5 miliardë shikime.“Nuk e kisha menduar kurrë se do të arrinte të bëhej hit botëror. Kur po shkruaja tekstin thjesht mendoja që ti bëja njerëzit të kërcenin” , është shprehur Fonsi.

Pikërisht në platformën dedikuar videove, “Despacito” ka sfiduar çdo konkurrent duke lënë në vend të dytë “See You Again” e Wiz Khalifa me 3.49 miliardë klikime dhe “Shape of You” të Ed Sheeran, në vend të tretë me 3.41 miliardë klikime. Ky është projekti muzikor më i madh i prodhuar nga latinët që nga hiti ‘Macarena’ në 1996.

Zjarr Tv Ad