Destabilitet në qeverinë italiane

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Amnestia fiskale duket se ka krijuar kontrastin e parë mes partnerëve të koalicionit qeverisës në Itali, me kryetarin e Lëvizjes 5 Yjet që ka kërkuar sqarime nga kolegu i Ligës së Veriut.

Luixhi di Maio ka deklaruar se situata kërkon një sqarim politik, pasi ka futur në kaos tregjet financiare. Nga një takim elektoral në Toskanë, Di Maio ka theksuar se rritja e papritur e vlerës së bondeve të qeverisë ditën e enjte erdhi sepse tregjet mendojnë se qeveria nuk është më e bashkuar.

Di Maio, që është zëvendës ministër, pretendon se drafti i ligjit për amnestinë është manipuluar pasi partia e tij e ka firmosur në mbledhjen e kabinetit. Një qëndrim ky që ngre dyshime serioze për stabilitetin e koalicionit qeverisës. Lëvizja 5 Yjet ka kundërshtuar gjithmonë amnestitë fiskale, një praktikë politike mjaft e përdorur në Itali, që u ka mundësuar individëve dhe kompanive të shmangin taksat duke derdhur një kuotë modeste.

Nga ana e saj, Liga e Veriut i mbështet amnestitë, të cilat sipas saj kthejnë paratë në thesarin e shtetit dhe janë një kërkesë e votuesve tradicionalë të së djathtës ekstreme. Di Maio ka nënvizuar se drafti i manipuluar parashikon një amnesti shumë më të gjerë nga ajo që kishte pranuar partia e tij.

Por për kryetarin e Ligës, Mateo Salvini, drafti nuk ka patur asnjë ndryshim të minutës së fundit.

“Termat e dekretit nuk do të ndryshojnë dhe secili do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij”, ka thënë Salvini. Nga Brukseli, kryeministri Xhuzepe Konte ka mohuar ekzistencën e një krize qeveritare.

 

 

Zjarr Tv Ad