Detaje/ Dërgohet i vdekur në spitalin e Vlorës një i mitur

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një djalë i mitur, 14 vjeç, është dërguar i vdekur mëngjesin e sotëm në spitalin e Vlorës.

Viktima është Patrik Petritaj, i cili është dërguar nga familjarët i pajetë.

Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së tij, teksa hetimet janë në vijim. Dyshimet e para të mjekëve por edhe familjarëve lidhen me një intoksikim të mundshëm.

Por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të nxjerrë shkaqet e vdekjes së të miturit.

Policia e Vlorës ka nisur sakaq hetimet duke marrë në pyetje familjarët. Këta të fundit në gjendje të rënduar psikologjike kanë thënë se djali ka qënë në gjumë dhe se dyshonin që ai mund të jetë helmuar.

Prindërit kanë deklaruar se P. Petritaj nuk vuante nga ndonjë sëmundje dhe nuk kanë vërejtur shenja dhune në trupin e tij.

Në në trupin e të miturit, nuk është konstatuar asnjë dëmtim dhe dyshimet paraprake janë përqendruar në komplikimet shëndetësore.

Zjarr Tv Ad