Detaje/ “Jam burri i shtëpisë”, zbardhet sherri para vrasjes në Ballsh

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Jam unë burri i shtëpisë”. Ka qenë kjo fjalia e fundit që ka thënë 34-vjeçari Gramoz Musta përpara se të vriste bashkëshorten e tij, 31-vjeçaren Gentiana Caushi dhe motrën e saj, 18-vjeçaren Merisa Caushi.
Debati ka nisur gjate drekës së 2 janarit ku e ftuar ishte edhe 18-vjeçarja Merisa Caushi. Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit të cilët jetonin në fshatin Drizar, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj. Pas debateve me bashkëshortin ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gamozin i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste ai se çfarë do të bëhej.

Këtu ka rrëmbyer thikën që ndodhej në tavolinë duke ju vërsulur gruas.

Në këtë moment ka ndërhyrë motra e saj. 34-vjeçari ka qëlluar më parë 18 vjeçaren Merisa Caushi, duke e goditur disa herë me thikë. Më pas ka qëlluar edhe gruan, duke e kthyer drekën e 2 janarit në një masakër të vërtetë. Mësohet se pas kësaj 34-vjeçari ka marrë fëmijët dhe poshtë pallatit ka ndeshur me një patrullë policie.

Fillimisht ai është shprehur se i kanë vrarë gruan, por pasi është shoqëruar në komisariatin e Mallakastrës ai ka pranuar kryerjen e krimit, por ka kërkuar të dijë mbi shëndetin e bashkëshortes, pasi nuk e besonte se ajo kishte ndërruar jetë.

Fëmijët e mitur të çiftit 7 dhe 3 vjeç kanë qenë nën kujdesin e vazhdueshëm të një psikologeje, duke qenë se ishin të pranishëm në shtëpi në momentin e kryerjes së krimit.
Gentiana dhe Merisa Caushi do të përcillen për në banesën e fundit nga shtëpia e tyre në fshatin Drenovë.

Prej disa kohesh çifti jetonte në një banesë me qira në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.

 

Zjarr Tv Ad