Detaje nga vdekja e marinarit shqiptar në Greqi, pësoi infarkt në anije dhe u rrëzua para kolegëve, trupit pritet t’i bëhen analizat e Covid-19

0
257
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhen detaje të reja nga vdekja e një marinari shqiptar që ka humbur jetën në një anije në territorin grek.

Marinari 63 vjeçar mësohet se ka pësuar infarkt dhe është rrëzuar në dhomën e motorit të anijes.

Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes për 7 minuta por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë.

Prej 5 ditësh 63 vjeçari  ndodhej në anije dhe ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00. Në momentin që është rrëzuar ai ka rënë para kolegëve të tij.

Po ashtu mediet e vendit fqinj shkruajnë se shqiptari ishte anëtar i ekuipazhit të anijes së mallrave.

Trupi i pajetë është në Greqi momentalisht dhe pritet t’i bëhen analizat e Covid.

Anija është nisur për në Shqipëri dhe për dy ditë mbërrin në Durrës.

Zjarr Tv Ad