DETAJE nga zjarri në Astir, flaka iu vu “Range Rover-it” në pronësi të vëllait të biznesmenit Sino Llanaj

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja janë zbardhur nga zjarri i rënë në garazhin e një pallati, mëngjesin e sotëm në Astir, ku u lënduan 8 banorë dhe u shkrumbuan 4 mjete.

Sipas ekspertizës paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe se shënjestër ishte njëra nga katër makinat e parkuara, tip “Range Rover”, e cila është në pronësi të vëllait të biznesmenit Sino Llanaj. Ky i fundit edhe pronar i pallatit.

Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje mund të jenë konfliktet e familjes Llanaj. Llanaj është një emër i njohur për policinë dhe i arrestuar disa herë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku zjarri përfshiu pallatin në Astir, duke plagosur lehtë 8 persona, si dhe u dogjën 4 automjete të parkuara.

Zjarr Tv Ad