Detaje të reja/Foshnja lindi e pajetë, nëna e mori me justifikimin për …

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dalin detaje të reja në lidhje me foshnjën e pajetë të gjetur sot në mesditë në një kosh plehrash në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë.

Sipas të dhënave, foshnja ka lindur  gjatë ditës se djeshme i pajetë në maternitetin ‘Koço Gliozheni’.

Burime thanë se foshnja ka lindur 7 muajsh, ndërsa nëna e të porsalindurit  me origjinë nga Tepelena, e ka marrë me pretendimin se do ti bënte ritet mortore.

Dyshohet se në pamundësi ekonomike për ti bërë këto rite mortore, ajo e ka hedhur foshnjën e pajetë në koshat e plehrave.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë se  në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur  identifikimi si dhe shoqërimi  në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H. M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Zjarr Tv Ad