Detaje të reja/ Grabitja e bankës në Urën Vajgurore, kamerat jashtë funksionit

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja janë publikuar nga policia për grabitjen e bankës në Urën Vajgurore disa ditë më parë. Mësohet se ishin 4 grabitës që u larguan me një automjet në drejtim të Tiranës. Banka ishte me nivel të ulët sigurie dhe sistem kamerash jo funksionale. Shpërthimi ndodhi pasi jashtë bankës  ju vu një sasi tritoli.

Sipas burimeve, sistemi i sigurisë në këtë bankë ka qënë shumë i dobët pasi alarmi ka shpërthyer pas daljes së grabitësve nga ambientet e brendshme të bankës.

Janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve përreth bankës dhe është konstatuar se kishin qenë 4 persona të maskuar dhe me kapuç në kokë. Ata  shpërthyen bankomatin duke marr lekët që ndodheshin aty e më pas u larguan me një automjet pa targa. Grupi hetimor ka ndjekur të gjitha kamerat e sigurisë përgjatë rrugës së Urës Vajgurore-Lushnje. Pas hyrjes së automjetit në autostradë në drejtim të Tiranës, policia humbi rrugëtimin e grabitësve.

Sipas policisë, personat mendohet të jenë nga Tirana, dhe dyshohet se kishin lidhje me grabitjet e bankave të nivelit të dytë në Mamurras e Burrel. Sipas rregjistrimeve të kamerave të sigurisë dyshohet se janë po të njëjtët grabitës. Nuk dihet saktë se sa para janë grabitur në këtë bankë, ku në momentet e para nga ana e punonjësve u deklarua një shumë prej 5 milion lekësh (të vjetra) por mendohet se shuma mund të jetë edhe më e lartë.

 

Zjarr Tv Ad