Detaje të reja nga skema e mashtrimit me TVSH, u përfshinë 50 kompani

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja janë zbuluar nga skema e mashtrimit me TVSH.

Në skemë mësohet se janë përfshirë 50 kompani të ndryshme. Për këtë çështje prokuroria ka lëshuar 35 urdhër arreste, nga të cilët 15 janë ndaluar.

Mësohet se hetimet janë ende në vazhdim ndërsa do të kërkohet masa e arrestit edhe për 35 persona të tjerë.

Për të përfituar TVSH-në janë përdorur kontrata fiktive me kompani, të cilat pas një periudhe të caktuar ose kanë kaluar në aktivitet pasiv ose kanë deklaruar zero xhiro vjetore.

Të paktën në dy vitet e fundit janë pesë kompani që kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë aktivitet. Në këtë mënyrë i shpëtohej dhe kontrollit tatimor duke shmangur kontrollet që ushtrohen në rast se kërkohet mbyllja e aktivitetit.

Madje bëhet e ditur se për të krijuar kompanitë fantazmë janë përdorur individë që nuk kanë të ardhura apo që banojnë në zona të largëta. Pasi identifikoheshin, organizatorët e skemës u merrnin kartat e identitetit dhe me to krijonin kompanitë që përdoreshin më pas të për përfituar nga vlera e TVSH-së.

Mes 15 biznesmenëve të arrestuar si pjesë e skemës së dyshuar mashtrimi me TVSH-në është edhe administratori Paqsor Buzi i G.P.G Company, fituesja më e madhe e projekteve të “Rilindjes Urbane” të qeverisë me vlerë mbi 28 milionë euro.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, vlera e faturave fiktive është 182.6 milionë lekë me një dëm prej 25.7 milionësh si rimbursim TVSH-je për buxhetin e shtetit.

Zjarr Tv Ad