Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me dy shpërthimet që ndodhën gjatë natës së kalur në zonën e Niklës në Krujë.
Mësohet se 2 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia e Krujës bën me dije se njëri prej të dyshuarve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i’u sekuestrua një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Njoftimi i Policisë
Policia e Krujës zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nikël, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive.
Në lidhje me ngjarjen vihen në pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.
Njërit prej autorëve të dyshuar i është gjetur në banesë dhe sekuestruar Cannabis Sativa.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara është kapur edhe një shtetas në kërkim kombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një pune hetimore të specializuar , në pak orë kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nikel, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në mobilerinë e shtetasit E.C.ku për pasojë u shkaktuan dëme materiale (dëmtuar vetrata) .
Janë vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për kryerjen e veprave penale;
” Shkatërrimi i pronës me eksploziv ” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit “parashikuar në nenet 152 dhe 278 të Kodit Penal, konkretisht:
- Është ndaluar me iniciativë shtetasi D.Xh. si autor i dyshuar;
- Është arrestuar në flagrancë shtetasi B.K.
Shtetasit B.K. gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i’ u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy shtetasve të tjerë, të dyshuar të përfshirë në ngjarjen e mësipërme ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Krujë është kapur edhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht shtetasi Xh.K, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Kultivimi i bimëve narkotike ” parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.