Detaje/ Vrasja e Jurgen Kurtit, të arrestuarit miq me njëri-tjetrin

0
172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër personat e përfshirë në vrasjen e Jurgen Kurtit janë miq me njëri-tjetrin. 3 te arrestuarit kane thëne se nuk kanë pasur njohje me herët me viktimën. Gazetarja e “BalkanWeb” Dorjana Bezat raporton se  tre personat e përfshirë  në vrasjen e “menaxherit të Vip-ve” janë arrestuar në Tirane duke udhëtuar me makine pasditen e djeshme.

Ne polici nuk kane pranuar akuzat dhe nuk kane dhënë detaje. Te rinjtë e kane ndjekur për disa dite Jurgen Kurtin dhe janë kapur nga kamerat e sigurisë duke udhëtuar me mjetin “Benz” që u përdor edhe ditën e vrasjeve.

Dëshmitë e dëshmitareve okularë, kamerat, si edhe informacionet policore kane çuar në gjurmët e të arrestuarve. Policia e Tiranës nuk ka ende një motiv për këtë ngjarje, ndërsa të arrestuarit rezultojnë të papunë dhe dyshimet shtohen se ata mund të jenë të përfshirë  në shpërndarje të lëndëve narkotike.

Nga ana tjetër një tjetër pistë e cila mund të qëndrojë është fakti se vrasja mund të jetë kryer edhe me pagesë, por këto janë thjesht dyshime paraprake  pasi ende nuk ka një version zyrtar.

Zjarr Tv Ad