Detajet e koncensionit 5 mln USD të Butrintit: Gjysma e fondit privat vetëm për një godinë

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Koncesioni prej 5 milionë dollarësh për menaxhimin e Butrintit mbulohet me hije dyshimi duke vënë në pikëpyetje, qëllimin real të kësaj marrëveshjeje. Gjysma e fondit që do të investojë privati do të shkojë për ndërtimin e një godine të vetme, me një kosto të ekzagjeruar. Ndërkohë në bazë të një përllogaritjeje të çmimit të biletave dhe numrit të vizitorëve në vit, del që shpenzimet për menaxhimin e saj nxirren nga turizmi, duke e bërë të panevojshme këtë investim.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, refuzoi të jepte në parlament, detaje për marrëveshjen financiare me Fondin për Menaxhimin e Butrintit, e cila ngjan më shumë me një koncension të fshehur.

Megjithatë, disa shifra konkrete gjenden në Planin e Menaxhimit të Integruar të Butrintit, i financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Ministria e Kulturës dhe i hartuar nga kompania britanike “Prince & Pearce”. Fondacioni do të drejtohet nga një bord me 5 anëtarë, dy nga Ministria e Kulturës, dy nga Fondi Amerikan për Zhvillim dhe një pozicion i pestë, i cili i është rezervuar Riçard Hodges, një këshilltar i vjetër i Edi Ramës kur ka qenë Ministër i Kulturës.

Fondacioni privat do ta marrë nën administrim Butrintin për 10 vjet.

Menaxhimi do të realizohet me shpenzimet e Fondacionit dhe qeverisë shqiptare. Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit do të alokojë shumën prej 5 milionë dollarësh, ndërkohë që pjesa e shtetit shqiptar është ende e paqartë.

Plani parashikon ndërhyrje në sajtin arkeologjik, me qëllim përmirësimin e performancës.

Por, disa shpenzime duken të ekzagjeruara.

Pjesa më e madhe e shpenzimeve nga Fondacioni, rreth 2.5 milionë dollarë, do të shkojë për ndërtimin e një qëndreje për vizitorët. Godina do të jetë me dy kate, me sipërfaqe totale ndërtimi 700 metra katrorë, pra për një çmim prej rreth 3700 dollarë ose 3500 euro për metër katrorë, rreth 10 herë më shtrenjtë se kostot mesatare të ndërtimit në Shqipëri. Po ashtu, një pjesë e konsiderueshme e financimit të Fondit të Menaxhimit të Butrintit do të shkojë për shpenzime operative, përfshirë trajnime të stafit apo zyra për menaxherët.

Plani parashikon që Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit do të mbulojë financimet e tij me të ardhurat nga shitjet e biletave, të cilat do të variojnë nga 7 deri në 11 dollarë. Termat financiare të Marrëveshjes mbulohen nga hije dyshimi dhe financimi i jashtëm duket i panevojshëm ose pa leverdi ekonomike. Agjencia ndërkombëtare “Horwath HTL” raportoi se Butrinti u vizitua në vitin 2018, nga mbi 200 mijë vizitorë dhe deri në vitin 2023, kjo shifër pritet të arrijë në 300 mijë.

Bileta aktuale për hyrjen në Butrint është 1 mijë lekë të reja. Pra, prej vitit 2023, vetëm nga vizitorët, Parku Arkeologjik do të arkëtojë rreth 3 milionë dollarë, të cilat do të dorëzohen në arkën publike. Kjo shifër e shndërron në të panevojshëm financimin nga fondacioni privat, duke ngritur pikëpyetje mbi qëllimin real të kësaj marrëveshjeje me elementë koncensioni. /

Koncesioni prej 5 milionë dollarësh për menaxhimin e Butrintit mbulohet me hije dyshimi duke vënë në pikëpyetje, qëllimin real të kësaj marrëveshjeje. Gjysma e fondit që do të investojë privati do të shkojë për ndërtimin e një godine të vetme, me një kosto të ekzagjeruar. Ndërkohë në bazë të një përllogaritjeje të çmimit të biletave dhe numrit të vizitorëve në vit, del që shpenzimet për menaxhimin e saj nxirren nga turizmi, duke e bërë të panevojshme këtë investim.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, refuzoi të jepte në parlament, detaje për marrëveshjen financiare me Fondin për Menaxhimin e Butrintit, e cila ngjan më shumë me një koncension të fshehur.

Megjithatë, disa shifra konkrete gjenden në Planin e Menaxhimit të Integruar të Butrintit, i financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Ministria e Kulturës dhe i hartuar nga kompania britanike “Prince & Pearce”. Fondacioni do të drejtohet nga një bord me 5 anëtarë, dy nga Ministria e Kulturës, dy nga Fondi Amerikan për Zhvillim dhe një pozicion i pestë, i cili i është rezervuar Riçard Hodges, një këshilltar i vjetër i Edi Ramës kur ka qenë Ministër i Kulturës.

Fondacioni privat do ta marrë nën administrim Butrintin për 10 vjet.

Menaxhimi do të realizohet me shpenzimet e Fondacionit dhe qeverisë shqiptare.

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit do të alokojë shumën prej 5 milionë dollarësh, ndërkohë që pjesa e shtetit shqiptar është ende e paqartë.

Plani parashikon ndërhyrje në sajtin arkeologjik, me qëllim përmirësimin e performancës.

Por, disa shpenzime duken të ekzagjeruara.

Pjesa më e madhe e shpenzimeve nga Fondacioni, rreth 2.5 milionë dollarë, do të shkojë për ndërtimin e një qëndreje për vizitorët. Godina do të jetë me dy kate, me sipërfaqe totale ndërtimi 700 metra katrorë, pra për një çmim prej rreth 3700 dollarë ose 3500 euro për metër katrorë, rreth 10 herë më shtrenjtë se kostot mesatare të ndërtimit në Shqipëri.

Po ashtu, një pjesë e konsiderueshme e financimit të Fondit të Menaxhimit të Butrintit do të shkojë për shpenzime operative, përfshirë trajnime të stafit apo zyra për menaxherët. Plani parashikon që Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit do të mbulojë financimet e tij me të ardhurat nga shitjet e biletave, të cilat do të variojnë nga 7 deri në 11 dollarë.

Termat financiare të Marrëveshjes mbulohen nga hije dyshimi dhe financimi i jashtëm duket i panevojshëm ose pa leverdi ekonomike. Agjencia ndërkombëtare “Horwath HTL” raportoi se Butrinti u vizitua në vitin 2018, nga mbi 200 mijë vizitorë dhe deri në vitin 2023, kjo shifër pritet të arrijë në 300 mijë.

Bileta aktuale për hyrjen në Butrint është 1 mijë lekë të reja. Pra, prej vitit 2023, vetëm nga vizitorët, Parku Arkeologjik do të arkëtojë rreth 3 milionë dollarë, të cilat do të dorëzohen në arkën publike. Kjo shifër e shndërron në të panevojshëm financimin nga fondacioni privat, duke ngritur pikëpyetje mbi qëllimin real të kësaj marrëveshjeje me elementë koncensioni.

Zjarr Tv Ad