Detajet e masakrës në Mat/ Po mos ti hiqnin armën do ti kishte vrarë të gjithë

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të tjera detaje zbulohen nga ngjarja e ndodhur dje në Shëlli të Matit ku mbetën të vrarë tre persona, dhe një tjetër mbeti i plagosur, ndërsa personi që dyshohet si autor u arretsua nga Policia pak orë pas ngjarjes.

Mësohet se në momentin kur ndodhi konflikti në lokal ndodheshin 13 persona, 10 prej të cilëve punonjës të Bashkisë së Matit, dhe tre qytetarë.

Autori Kujtim Koxha ka ardhur i armatosur nga banesa e tij, një prej banorëve ka ndërhyrë që ta kapte dhe ta neutralizonte. Ai ka ndërhyrë për ti marrë amrën autorit pasi pasojat e ngjarjes mund të ishin edhe më të rënda.

‘’Po mos t’i kishte hequr armën do na kishte vrarë të gjithëve”, shprehet një prej personave që ka parë tmerrin me sy.

Dëshmitarët që kanë qenë të pranishëm në lokal në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë janë të tronditur dhe refuzojnë që të flasin më shumë dhe të përshkruajnë atë që ka ndodhur.

Viktimat u identifikuan si Mentor Hoxha, Erzen Alija dhe Hamit Buçi, si dhe një tjetër person mbeti i plagosur.

Autori u arrestua pak orë pas ngjarjes nga ana e policisë, ndërsa dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur ka kryer krimin e rëndë. Ai ka kërkuar që punëtorët e bashkisë ta favorizonin atë, duke i shtruar rrugën deri në hyrjen e banesës së tij.

Ja edhe njoftimi i policsë për ndalimin e autorit të masakrës:

Mat, Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes në fshatin Shëlli.

Pas një orë ndjekje Policia mbaaditen e djeshme kapi dhe prangosi autorin e ngjarjes.

Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, pas një orë ndjekje kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë ku humbën jetë 3 shtetas dhe u plagos një tjetër.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet.

Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie

Zjarr Tv Ad