Detajet e policisë nga aksidenti tragjik: Arreston shoferin/ Si është gjendja e të plagosurave

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në dalje të tunelit të Elbasanit, ku dy vajza nga Shkodra humbën jetën dhe dy të tjera mbetën të plagosura.

Dy vajzat që humbën jetën janë Lusinda Garuja, 19 vjeç dhe Zheneta Qallia, banuese në Shkodër, ndërkohë që në spital ndodhen Denisa Dibra dhe Nervida Garunja, që sipas Policisë ndodhen tashmë jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi i mjetit Behar Pema ka qenë në gjendje të dehur sipas njoftimit të Policisë. Njëra nga vajzat e plagosura, Nervida Garunja motra e viktimës, Lusinda Garunja ka rrëfyer në lidhje me aksidentin, se 58-vjeçari që drejtonte mjetin që shkaktoi ngjarjen, po bënte manovra të rrezikshme.

Dy viktimat nga aksidenti tragjik ishin pasagjere të ulura në sediljen e pasme. Punonjësve të zjarrfikëses u janë dashur disa minuta për xjerrjen e vajzave nga makina duke përdorur mjetet prerëse.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me informacionin e dhënë mbrëmjen e djeshme për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, ku shtetasi B. P., 58 vjeç,  banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen D. D., 26 vjeçe, banues në Shkodër dhe për pasojë kanë ndërruar jetë në spital dy pasagjeret, shtetaset L. G., 19 vjeçe dhe Xh. Q., 18 vjeçe, të dyja banuese në Shkodër, si dhe janë plagosur shtetaset D. D. dhe N. D., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën, bëjmë me dije se shërbimet e Policisë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.P., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad