Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë këtë mëngjes në Tiranë, ku një grua u gjet e vrarë.
Mësohet se dyshohet se Lirie Xhepa është vrarë nga kunati i saj, Dashamir Xhepa.
Ndërkohë burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se i dyshuar për vrasjen e gruas 49 vjeçare Lirie Xhepa është kunati i saj.
Nga hetimet e para dyshohet që i përfshirë në këtë krim të jetë kunati i saj, megjithatë hetimet do të hedhin dritë mbi këtë pistë dyshimi.
Viktima me kunatin e saj janë fqinj, banesat e tyre janë 500 metra larg, dhe ndodhen në periferi të kombinatit.
Gruaja ishte e ve qysh prej disa vitesh.
Policia ka shoqërur 10 persona për ti marrë në pyetje në lidhje me krimin e rëndë që tronditi kryeqytetin mengjesin e sotshëm.