Detektivja tregon orarin kur tradhtojnë më shumë shqiptarët: Vajzat më dyshuese te partnerët! Një zonjë na kërkoi të ndiqnim të shoqin, ai kishte afrimitet me një mashkull…

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detektivja Shkënda Lili ka folur për fenomenin e tradhtisë në shoqërinë shqiptare. E ftuar në emisionin “E Diell” ajo deklaroi se janë disa arsye që i çojnë partnerët të dyshojnë te personi që kanë në krah dhe të marrin një detektive për ta ndjekur.

“Kur ka neglizhencë ndaj partneres/it. Mesazhet natën vonë. Kthimi vonë në shtëpi, janë disa arsye që të bëjnë të dyshosh se partneri/ja po të tradhton”, tha ajo.

Lili nënvizoi se ata që i drejtohen më shumë detektivit për të kërkuar ndihmë janë vajzat.  “Ndërsa djemtë vijnë kur janë në proces divorci dhe duan provat, ka mbaruar historia e tyre”, shtoi detektivja.

Ajo tregoi një rast një kliente dyshonte se partneri e tradhtonte por shtoi se gjatë ndjekjes stafi kuptoi se ai kishte afrimitet të tepruar me një mashkull.

“Erdhi një zonjë për të ndjekur bashkëshortin dhe nuk doli se kishte marrëdhënie me një femër. Nuk e pamë se kishte lidhje me një mashkull, por vumë re se kishte një afrimitet të afërt me një mashkull, thjesht dyshime. Kam dyshuar, nuk ia kam treguar klientes sime”, tha Lili.

Për detektiven orari kur tradhtojë më shumë shqiptarët është ai zyrtar i punës por edhe orët e vona të darkës. “Gjatë orarit të punës ose në orët e vona. Sepse justifikojmë që jemi në punë”, deklaroi ajo.

Zjarr Tv Ad