Detyron gruan që të prostituojë, pasi nuk dëshiron që të punojë vetë. Një 27-vjeçar nga Singapori, u arrestua për abuzim dhe shfrytëzimin e së shoqes si prostitutë.
Ai e detyronte që të filmonte raportet seksuale me klientët në mënyrë që tu bëhej shantazh dhe të sillte para në shtëpi.
Çifti kishin edhe një vajzë, ndërkohë që burri e detyronte gruan që të prostituonte në mënyrë që të siguronte të ardhura për rritjen e saj.
Nga hetimet e kryera, rezulton se babai ka abuzuar edhe me fëmijën vetëm 6 vjeçe. Në atë kohë burri kishte edhe një sëmundje seksuale, por nuk u shqetësua aspak para se të abuzonte seksualisht me të bijën.
Gjyqtarja Chan Seng Onn në seancën gjyqësore të kësaj të hëne, gjatë dënimit të burrit e cilësoi si monstër, duke e dënuar me 25 vite burg.
Hetimet zbuluan se gruaja dhunohej edhe fizikisht, ku burri e rrihte dhe e detyronte të shihte abuzimin seksual që bënte ndaj vajzës së tyre, të cilën e detyronte të praktikonte seks oral, shkruan noa.al.
Rezulton se gruaja është përdhunuar dhe dhunuar edhe gjatë shtatzënisë, ndërkohë që kërcënohej me vdekje nëse i tregonte ndokujt se çfarë ndodhte në shtëpi