Devijon trafiku në Tiranë/ Ku s’duhet të kaloni nga e shtuna e në vijim

0
1276
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se nga dita e shtunë, datë 17 Dhjetor 2016, në vijim të zbatimit të fazës së dytë të projektit për “Rikualifikimin Urban të Sheshit Skënderbej”, qarkullimi i mjeteve që vijnë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të devijohet djathtas në rrugën “Abdi Toptani”, pasi segmenti para godinës së Bashkisë së Tiranës do të jetë i bllokuar.

Edhe qarkullimi i mjeteve të transportit urban në Sheshin “Skënderbej” do të devijohet vetëm djathtas në rrugën “Abdi Toptani”.
Gjithashtu, segmenti përpara selisë së Partisë Socialiste do të përdoret vetëm për automjetet dhe motomjetet, ndërsa qarkullimi i mjeteve të transportit urban do të devijohet vetëm në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”, në dalje midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës, do të jetë si më poshtë:

• Linja Nr.8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Vjeter – Sauk i Ri – Senatorium – Teg – Qendër”; Linja Nr.5 “Ish Kombinati i Autotraktoreve”, Linja Nr.10 “Qendër – Mihal Grameno”, do të stacionohen në rrugën “George W. Bush” në fund të rrugës “Murat Toptani”.

• Linja Nr.7 “Tufina”, Linja Nr.11 “Porcelani”, do të stacionohen në rrugën “Luigj Gurakuqi”, me itenerar Rruga e “Barrikadave” – “Rruga e Dibrës” – Segmenti pas “Pallatit të Kulturës” – “Rruga Luigj Gurakuqi”.

Zjarr Tv Ad