Dezinfektim para se të futesh në tregjet e Elbasanit, tregtarët e Orizit në Vlorë vijojnë protestat

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tregjet janë konsideruar vatra të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit, disa janë mbyllur në të gjithë vendin, ndërsa në të tjerë po funksionojnë me rregulla të forta. Por tregtarët ambulantë në disa rrethe ankohen se nuk po përfitojnë pagën e luftës.

I mbyllur për një muaj në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit, tregu agro-ushqimor i Elbasanit u hap me rregulla të reja.

Para se të futen blerësit do të kalojnë në tunelin e dezinfektimit.

Tregtarët nisën punë normalisht, por ishin kritikë.

Sipas tyre masat mund të ishin marrë me herët.

Hapja e tregut ishte lajm i mirë edhe për blerësit, pasi çmimet aty janë më të lira

Zbatimi i rregullave të reja u inspektua nga prefekti e kryebashkiaku të cilët thanë se askush nuk do të lejohet të abuzojë

Në Vlorë tregtarët e tregut të ashtuquajtur të Orizit dolën në protestë për të dytën herë.

Ata kërkojnë zgjidhje për mbylljen e paparalajmëruar të vendit ku tregtonin.

Ndërsa tregtarët e tregut industrial në Durrës, ankohen për pagat e luftës.

Prej nisjes së masave shtrënguese kundër koronavirusit, shumë tregje në vend u mbyllën, ndërsa tregtarët në mënyrë të vazhdueshme janë ankuar për pasojat ekonomike dhe mungesën e mbështetjes.

Zjarr Tv Ad