Dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet në PD, reagon për herë të parë Agron Gjekmarkaj: Të bëjë një hap pas SB dhe LB

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agron Gjekmarkaj ka reaguar për herë të parë pasi dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Partinë Demokratike, teksa deklaroi se do të ngelej vetëm deputet i PD.

Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se PD po rrezikon të shuhet, ndaj Basha dhe Berisha duhet të bëjnë një hap pas. Sipas tij, duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve.

“Jap dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së, dorëhiqem nga funksionet që mbaj.

Të bëj një hap pas SB dhe LB.

Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi.

Kam ndier mërzitjen njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive.

Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve.

Të bëhet garë, gara nxjerr lider. Rroftë PD”, shkruan Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad