Dha dorëheqjen por nuk harron demokratët, Lulzim Basha shfaqet me anëtarët e degës nr 2 në Tiranë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se nuk po heq dorë nga aktivitetet politike, pavarësisht largimit nga drejtimi i partisë.

Burime bëjnë me dije se deputeti Basha ka zhvilluar një takim me demokratët e degës nr2 në Tiranë.

Bashkimi i demokrateve pas shpalljes non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha është misioni i shpallur nga Basha, pasi shihet si një mundësi për të kaluar krizën në të cilën ndodhet PD.

Kujtojmë se dy ditë më parë Basha u pa me demokratët në kafe në zonën e Dajtit dhe në degën 8 në Tiranë.

Zjarr Tv Ad