“Dhashë shpjegimet e mia në Prokurori”, kreu i ARRSH merret në pyetje mbi 2 orë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka zgjatur më shumë se dy orë marrja në pyetje nga ana e Prokurorëve e kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro lidhur me skandalin e Unazës së Re.

Pas daljes nga Prokuroria e Tiranës, Qëndro ka zgjedhur të tregohet i rezervuar lidhur me deponimin e tij në organin e Akuzës.

“Dhashë shpjegimet e mia në Prokurori”, ka thënë shkurt  Qëndro.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, u thirr sot në Prokurori si person si dijeni lidhur m,e hetimin e nisur për tenderin e lotit të parë të Unazës së Re dhe dokumentet e falsifikuara të kompanisë “Dh Albania”.

Më herët, për këtë çështja janë marrë në pyetje 5 zyrtarë të ARRSH-së.

ARRSH në datën 12 dhjetor të vitit të kaluar ka kallëzuar penalisht kompaninë në Prokurorinë e Tiranës.

Në shkresën drejtuar organit të akuzës nënvizohen dy akuza për “DH Albania”, konkretisht falsifikim i dokumenteve dhe mashtrim. ARRSH i ka nisur edhe një shkresë Agjencisë së Prokurimit Publik, për të përjashtuar nga tenderat bashkimin e kompanive “BibaX” dhe “DH Albania”.

Zjarr Tv Ad