Dhe pak kuti për t’u numëruar, deputetja e PS shpall fitoren në Tropojë, nisin festimet me valle dhe daulle

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejt fitores është Partia Socialiste edhe në Tropojë, ku kanë ,mbetur dhe 8 kuti për tu numëruar.

Në rezultatet e fundit në faqen e KQZ, rezulton se deri më tani kandidati i PS, Rexhë Byberi ka arritur të sigurojë 3853 vota, ndëesa Besnik Dushaj i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka siguruar 3574 vota.

E teksa pak kuti na ndajnë nga rezultati final, në Tropojë ka nisur festimet. Deputetja e qarkut Kukës Gerta Duraku ka ndarë ngë foto ku shihet me qytetarët dhe Byberin duke festuar për fitoren.

“Fitoreeee Tropojaaa 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱 Më shumë se askush na bëre të lumtur dhe krenarë! Qofsh e bekuar Malësi e Gjakovës!” shkruan Duraku.

Zjarr Tv Ad