Dhëndri i Berishës për listën e kandidatëve të kryesisë: Do të doja dhe 4-5 miq të mirë, as në ’90 s’na mbështetën diplomatët

0
603
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi,  thotë se lista e kandidatëve për në kryesinë e re është dinjitoze, por do të donte të ishin të përfshirë edhe 4-5 figura të tjera.

Në një postim në facebok, dhëndrri i ish-kryeministrit Sali Berisha, shkruan se edhe në ’90 nuk PD-ja nuk kishte asnjë diplomat që e mbështeste, teksa i referohet atyre që

ngrenë pyetjen se përse asnjë diplomat nuk e ka uruar Berishën për rikthimin e tij në krye të PD-së.

Postimi i plotë i Jamarbër Malltezit:

Sot votojme luftetaret e jo lepiresit per Kryesine e PD. Lista plot me kandidate dinjitoze qe eshte nder e kenaqesi te votosh. Personalisht do doja te kishte edhe nja 4-5 miq te mire qe i bejne nder PD, por gjithsesi lista me 47 kandidate eshte shume e mire. Ne 1990 nuk kishim asnje diplomat te na mbeshteste, kishim vec shoket tane por po te ishim 5 miq bashke nuk pyesnim as per 50 sigurimsa perballe se kishim besim tek kauza dhe tek njeri tjetri. Kurre nuk imagjinohej sterkembesha apo pazare nga ata qe kishim ne krah.

PD u rikthye tek vota e anetarit e po shkeputet nga emerimet sipas qefit te kryetarit. Vota nga anetari ben qe te kthehesh dhe te degjosh anetaresine e jo te vetemburresh se je me Soros e nuk ta ndjen per anetaret. Procesi duhet te vijoje menjehere me votimin nga anetaresia per kandidatet per kryetare te bashkive dhe deputete qe te perfaqsojne demokratet e jo pazaret individuale. Suksese dhe mbaresi Kryesise se re!

Zjarr Tv Ad