Dhimitraq Ziu në krye të bluve kryeqytetas

0
331
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhimitraq Ziu është komanduar si Drejtor i Policisë së Tiranës. Vendimi është firmosur nga kryepolici i ri, Ardi Veliu, i cili ia la postin Ziut, deri në momentin e emërimit. Pak orë pasi Ardi Veliu mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm, ai firmosi komandimin e Dhimitraq Ziut si kryepolic të Tiranës. Kësisoj, Ziu zëvendëson Veliun, pasi ky i fundit shërbeu për afro një vit si Drejtor i Policisë së Tiranës, pas largimit të Ervin Hodajt. Komandimi i Ziut në krye të bluve të kryeqytetit, do të zgjasë deri në momentin kur një oficer karriere të emërohet në këtë post. Prej më shumë se një viti Ziu ka mbajtur postin e zv/Drejtorit për Rendin në Policinë e Tiranës dhe përgjatë kësaj kohe është vërejtur shtim i prezencës së policisë, sa herë që ka pasur informacione për prishje të rendit dhe sigurisë.

Zjarr Tv Ad