Greqia ka ngritur alarmin për zhdukjen e një nënë te re shqiptare, 18 –vjeçares Esperanca Mustafa, nënë e një fëmije.
Ajo humbi që të dielën e 27 tetorit 2019 nga Heraklion i Kretës. Familja e saj po kalon një ankth, pasi pak para se të dilte Esperanca tha se do të shkonte në një dyqan buzë rrugës, ku shiten pije freskuese, çokollata, cigare, bileta etj.
Vajza, që vinte nga Shqipëria, ishte me banim të përhershëm në Heraklion. “Shoqata “Buzëqeshja e Fëmijës” është mobilizuar për të gjetur vendndodhjen e saj, pasi deri tani nuk ka asnjë shenje jete.Esperanza ka lindur në vitin 2001, 18 vjeçe sot dhe ka një bebe të vogël. Ka sytë të zinj, 1.55 e gjatë, peshë normale. Kur u largua, kishte veshur pantallona dhe xhaketë të zezë dhe mbante në çantë të zezë shpine të vogël./ar.sh/SYRI.NET