Dhjetra aktivistë tubim në Tiranë kundër masave ndaj koronavirusit

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grup aktivistësh janë mbledhur tek ish-parku Rinia dhe kanë nisur një marrshim përgjatë Bulevardit Kryesor të Tiranës në drejtim të Presidencës.
Arsyeja e kësaj proteste simbolike është kundër masave që ka marrë qeveria ndaj pandemisë.

Qytetarët kanë protestuar edhe kundër vaksinës.

Simbolikat e kësaj proteste kanë shenjuar në bluzat e tyre dhe pankartat në duar.

Në disa prej pankartave shkruhet:

“NO VACCINE BY FORCE!”

“NO MORE QUARANTINE!”

“NO MORE PLANDEMY Nr.2!”

“No 5G!”.
Mësohet se iniciatori i kësaj proteste është inxhinieri dhe aktivisti Alfred Cako.

Zjarr Tv Ad