Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Dhjetra të moshuar mbi 80 vjeç në Shkodër kanë mbetur pa u vaksinuar. Ata tregojnë se me shumë vështirësi kanë shkuar për të tretën herë tek Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” ku po bëhet procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 por nuk kanë arritur që të vaksinohen edhe pse më përpara janë lajmëruar nga mjekët e qendrave shëndetësore në lagjet ku banojnë.
Dyshimet e të moshuarve mbi 80 vjeç janë se ka një numër të vogël vaksinash dhe se vaksinimi po bëhet preferencial.
Prej dy ditësh në Shkodër është ndërprerë vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 80 vjeç dhe dyshimet janë për shkak të mangësisë së vaksinave. Ajo sasi e mbetur është shpërndarë për të moshuarit mbi 90 vjeç.