Dhoma e Përmbaruesve ironizon ngjarjet e fundit: Basha thotë “më dhemb shpirti” por i dhemb më shumë shpina, 10 shtatori shpallet “Ditë e mbledhjes së mbeturinave dhe plehrave”

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve vijon të ironizojë ngjarjet e fundit që ndodhin në Shqipëri. Duke u fiokusuar te ngjarjet politike, në një postim në rjetet sociale shkruajnë se Basha thotë se “i dhemb shpirti që shkeli statutin e partisë”, por në të vërtetë atij i dhemb më shumë shpina.

Sipas tyre, 10 shtatori duhet të shpallet “Ditë e mbledhjes së mbeturinave dhe plehrave”, duke iu referuar asaj që ndodhi gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, ku kryeministri Rama u ul të mblidhte fletët e votimit të grisura nga deputetët e PD.

Postimi i plotë:

KA PUNË, POR NUK KA PROFESIONISTË!

Dhanë dorëheqjen disa deputetë që populli i zgjodhi – nuk i thanë asnjë fjalë popullit pasi adhurojnë shprehjen “heshtja flet më shumë”.

Rifilluan prishjet e ndërtimeve pa leje në bregdet – do të pastrohet bregu për dimrin e zjarrtë që po vjen!

U rrit çmimi i miellit dhe i bukës – pritet dhe rritja e çmimit të makaronave!

“Udhëheqësja” e Reformës në Drejtësi, u largua me “nder & lavdi” nga ministria, të cilës i mori plot 48 rroga – thuhet se gjysmën e ka kursyer me nikoqirllëk, gjysmën e ka harxhuar hoteleve të Amerikës dhe Evropës.

Seanca e I-rë e Kuvendit të Shqipërisë shënoi fillimin e sezonit të ri parlamentar – Vendimi i parë ishte: 10 shtatori shpallet “Ditë e mbledhjes së mbeturinave dhe plehrave”.

Kryetari i opozitës u shpreh se i “dhemb shpirti” që shkeli statutin e partisë së tij – thuhet se i dhemb më shumë shpina, por nuk tregon!

Qeveria e re do të betohet te Presidenti i Shqipërisë – nuk dihet akoma nëse do ia presë apo do ia japë dorën Presidenti – Kryeministrit!

Populli po frymënmban!

Meqenëse s’ka punë, bashkë me popullin, këtë lloj pune po bëjmë edhe ne!

P.s: Punën e përmbaruesit, avokatit e ndërmjetësit e ka marrë Banka e Shqipërisë dhe me rregullore ia ka deleguar Mashtrusave-Credit me licencë. Pritet që edhe ekonominë e vendit ta sistemojë diku sa mos ketë nevojë fare për Qeverinë e sapozgjedhur!

Zjarr Tv Ad