Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, u bën thirrje avokatëve që të mbrojnë qytetarët e thjeshtë në gjyqe me shoqëritë financiare private në Shqipëri, siç është IUTE CREDIT. Gjithashtu, Përmbaruesit i bëjnë thirrje dhe popullit që të bëjë kujdes me kreditë që merr në këto “baraka financiare. Më poshtë, është një rast konkret kur një qytetari i kanë mbetur vetëm 5 mijë lekë të vjetra, pa shlyer nga kredia që ka marrë dhe IUTE CREDIT e ka çuar në gjyq, duke i llogaritur mes të tjerash dhe penalitete që shkojnë në mbi 150 mijë lekë të vjetra.
Neësbomb.al ka shkruar më parë për këto shoqëri financiare private, si IUTE CREDIT dhe të tjera, të cilat zhvasin qytetarët, dhe i detyrojnë të paguajnë penalitete që shkojnë dhe më të larta se vetë kredia.
Populli ndonjëherë, me mijëra herë, si kjo herë – merr kredi për bukë apo ilaçe:
363 mijë lekë të vjetra kredia. E shlyen populli por i ka mbetur edhe 5 mijë lekë të vjetra. “Baraka financiare” kërkon pas nja dy vjetësh në/me Gjykatë “borxhin”. Gjykata në emër të popullit jep verdiktin: 493.15 lekë Principal; 493.15 lekë Interes; 4,000.04 lekë Komision; 16,362.48 lekë Penalitete. Populli duhet të paguajë edhe 15,465.71 lekë detyrim me vendim gjykate. Me “përmbarim” thotë vendimi. Pra, në Shqipëri po more 360 mijë lekë kredi, edhe po i pagove të tëra dhe të mbeten vetëm 5 mijë lekë pa shlyer, “kreditori” me vendim gjykate të detyron të paguash edhe 154 mijë lekë të tjera, por ky është vetëm fillimi.
Sepse të vjen te shtëpia por dhe komshia “Gjerimi (ADCA)” – jo Përmbarimi. Sepse “baraka” estoneze e shet këtë vendim gjykate te një barakë tjetër financiare për 15 mijë lekë të vjetra. Populli habitet! Hutohet! Makthohet kur i vjen Gjeruesi! I kërkojnë te puna, te shtëpia, te telefoni i çunit të tezes në Itali dhe djalit të axhës në Angli 300, 400, 500, 600 mijë më tepër në emër të Ligjit- Gjykatës. Populli s’ka të paguajë. S’ka rrugëzgjidhje. Merr kredi tjetër ta shlyesh – i thotë “Gjeruesi-Mashtruesi” – S’ke rrugë tjetër! Dhe populli nuk kupton. Dorëzohet. S’ka fuqi të kuptojë. Të kundërshtojë. Ndaj me pahir firmos një kredi tjetër (konsumatore e quajnë bankierët) po aq sa e para, më e madhe se e para te baraka tjetër financiare.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vetëm për vitin 2021, nëpër dhoma këshillimi, ka lëshuar një diarre vendimesh (urdhra ekzekutimi) pro kërkesave të barakave financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë, duke mos kontrolluar apo verifikuar fare detyrimet reale të debitorëve, por duke “besuar” dhe marrë apriori përllogaritjet për pjesën e detyrimit principal, e duke i “rrasur” përllogaritje detyrimesh aksesore sipas dëshirave kreditore për të fut’ Komisione dhe Penalitete pa asnjë logjikë ligjore por dhe bankare. FMN, BSH-ja, Qeveria, Drejtësia janë në merak të madh për mbrojtjen e shtresave të varfra në Shqipëri. Ushtria e popullit debitor po shton radhët e veta, nëpër gjykata. Janë mbi 5800 vendime – urdhra ekzekutimi vetëm në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.