Dhoma Italiane e Tregtisë, letër kryeministrit italian: Shqipëria, e zhytur në korrupsion!

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhet letra e Dhomës Italiane të Tregtisë, e cila vlerëson se Shqipëria është marrë peng nga korrupsioni dhe mungesa e shtetit ligjor.

Kjo letër, e firmosur nga Antonio Nidoli, kreu i Dhomës Italiane të Tregtisë, i është drejtuar kryeministrit të Italisë Giusepe Conte dhe ambasadorit italian në Shqipëri, Alberto Cutillio, një javë përpara se kryeministri italian të vizitonte Shqipërinë.

Në letrën qe SYRI TV e disponon ekskluzivisht, kryeministri Conte vihet në dijeni për vështirësitë që has biznesi në Shqipëri. Siç theksohet në rreshta, Shqipëria nuk është ajo që reklamohet në media, por një realitet krejt i ndryshëm.Letra e plotë:

Edhe në emër të kompanive të asociuara në Dhomën Italiane të Tregtisë, që kam nderin te përfaqësoj, dhe të gjithë sipërmarrësve italianë që operojnë në Shqipëri, do të jetë një nder i vërtetë që të mund t’ju takojmë në ditët e ardhshme në Tiranë.

Për fat të keq duhet të sjell “situatën e vendit”, ndryshe nga çfarë shfaqet shpesh në shtypin italian dhe në shumë raste negative. Shqipëria, zoti president, nuk është vendi ideal dhe i qëndrueshëm për të cilin shumë shpesh është dëgjuar të flitet së fundmi.

Është një vend me një krizë të thellë politike me një korrupsion të thellë që po sjell mungesën e besimit të operatorëve ekonomik italianë, të huaj dhe shqiptarë. Është një vend me një potencial të madh zhvillimi në sektorin turistik, agrikulturë dhe energjetikë, që mund të garantojnë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe social në vend.

Por nëse ky potencial nuk kanalizohet në kontekstin e rregullave dhe garancisë të aftë për të gjeneruar një rritje të besimit në institucione dhe drejtësi, atëherë këto mundësi do të humbasin përgjithmonë dhe Shqipëria do të jetë një vend i paqëndrueshëm, i pasigurt dhe thellësisht i korruptuar në dyert e Italisë dhe Evropës.

Për sa më sipër do të ishte i përshtatshëm një pozicion i qëndrueshëm i Italisë për t’i kërkuar politikës shqiptare që të ndërgjegjësohet për gjendjen në të cilën ndodhet ky vend, dhe për të garantuar një reformim të institucioneve kryesore për demokracinë, duke nisur nga ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, sot të bllokuara.

Me besim të plotë dhe i lumtur për vizitën tuaj në Shqipëri dhe sigurisht për ndërhyrjen tuaj të vyer më lejoni tju përcjell përshëndetjet e mia.

Zjarr Tv Ad