Dhuna barbare nga fisi Rraja/ “Ku është shteti?”, reagon deputeti i PD-së: Mjaftojnë këto pamje që të ikin të gjithë nga ‘sytë këmbët’!

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu a reaguar në lidhje me dhunën barbare të ushtruar nga fisi Rraja ndaj atyre Maja në rrethin e Krujës.

Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se mjafton që njerëzit të shohin pamjet e dhunës barbare për të ikur nga ‘sytë këmbët’. Më tej ai ka lidhur dhunën në Krujë me largimin e bluzave të bardha dhe protestat e studentëve të mjekësisë pas vendimet të marrë nga qeveria për punësim të detyruar për 5 vite, ose pagesën e një tarife, ku thotë se shteti duhet një shtet i së drejtës që të mbrojë dinjitetin njerëzor.

Postimi i plotë:

Mjeket largohen, mjaftojne keto pamje qe te ikin te gjithe nga “syte kembet”!

Jo vetem mjeket, por asnje njeri normal nuk mund ta gjeje veten ne nje ambjent te tille!

Dhe shteti ku eshte?

Ai vetem pregatit ligje per te kthyer mjeket ne “skllever” pune te detyruar!

Sepse ketu kemi te bejme jo thjesht me keto akte barbare, por me nje renie kohe gjate te shtetit.

Apo nje kriminalizim te tij!

Ne keto kushte nuk ka ligj represiv, qe mund te pengoje mjeket, shqiptaret ne terresi te braktisin vendin.

Prandaj ligje te tilla vecse perkeqesojne kete gjendje katastrofale.

Duhen strategji, incentiva, mundesi per te mbajtur e vecanerisht per te kthyer mjeket ne atdhe!

Dhe mbi te gjitha duhet një shtet i te drejtës, ne mbrojtje te dinjitetit njerezor, specialistit, barazise para ligjit, i orientuar e i afte te stimuloje e mbeshtese progresin.

Zjarr Tv Ad