Dhuna ndaj Dollapit, Spiropali: Policët në lartësinë e detyrës

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin , Elisa Spiropali, e pyetur për dhunimin e Sekretarit Organizativ të PD Sait Dollapi tha se policia është treguar në lartësinë e duhur. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanëeb” se Spiropali u shpreh nga Korça se Dollapi dhe ata që janë arrestuar janë zënë me presh në duar duke bërë thirrje kundër policisë.

“Para se unë të jap një pretencë është dhunuar ose jo sekretari organizativ i Partisë Demokratike, mund t’ju them që Sekretari Organizativ i PD ashtu si funksionarë të tjerë të lartë të kësaj force politike janë zënë nga kamerat me presh në duar duke bërë thirrje për të goditur policinë, duke goditur me flakë e zjarr policinë. Në asnjë moment dhe për asnjë arsye të qenurit lider ata nuk i bënë thirrje qytetarëve që të ndalnin dhunën ndaj institucioneve.

Të nxitur prej tyre ata sulmuan fizikisht kryeministrinë dhe parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Në çdo vend tjetër patjetër që policia ka tagrin për të vendosur qetësinë, e bëri dhe mbrëmë në protestë, nuk pati asnjë tejkalim dhune. Policia e Shtetit jo vetëm u tregua qytetarë por në lartësinë e detyrës. Ata që bëjnë thirrje për të sulmuar policinë janë po të njëjtët që përmes forcës së Gardës së Republikës dhe plumbave goditën qytetarë paqësore në protestat e 2011.

Besoj ju kujtohet qytetarët nuk i kanë harruar, është po e njëjta forcë politike dhe po të njëjtët veprimtarë të shkatërrimit, të cilët në 2011 nga zyrat e institucioneve të tyre qoftë Lulezim Basha si Ministër i Brendshëm qoftë Sali Berisha si kryeministër jepnin urdhra për të qëlluar qytetarë me duar në xhepa në bulevardin e Shqipërisë, sot në opozitë nxisin dhunë ndaj institucioneve për hir të pushtetit të tyre dhe për asnjë interes tjetër”, tha Spiropali.

Këtë deklaratë ministrja Spiropali e ka bërë pas prezantimit për kandidatë për bashkitë e Juglindjes.

 

Zjarr Tv Ad