Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri është ndalur edhe sot te dhuna e policisë ndaj sekretarit organizativ brenda PD, Sahit Dollapit gjatë protestës së 4 kombëtare të opozitës. Përmes një postimi në “Facebook”, Ish-deputeti paralajmëron ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj që do përgjigjet për dhunën së bashku me policinë. Ndër të tjera, Strazimiri shkruan se me dhunën e policisë ndaj Dollapit u kryen të paktën 4 vepra penale.
“Me dhunën policore kundër Sahit Dollapit, u kryen të pakten 4 vepra penale.
Sandër Lleshi dhe banda e tij do të pergjigjen për “ato pak sekonda”! “Llesh! Ti, Ai, dhe tallagjaret e tallagjarët ruralë që i paguani të lëshojnë jargë publikisht, duhet të dini se “në ato pak sekonda që nuk u menaxhuan siç duhet”, vetëm ndaj Sahit Dollapit keni konsumuar këto vepra penale “LIVE” (pa llogaritur qytetaret ne rruge a ne shtepira):
Neni 88 Plagosje e rende me dashje Denohet deri ne 15 vjet burg.
Neni 86 Tortura germa b,c,ç, Denohet deri 10 vjet burg,
Neni 237 Goditje per shkak te detyres Denohet me burg deri ne 3 vjet,
Neni 248 Shperdorimi detyres Denohet me burg deri 7 vjet. Llogaritjen se sa vite burg ju bie te lani, bejeni vete, por qe do e lani ajo s’diskutohet, dhe shume shpejt! Ti dhe Ai, ketu keni dhe “Perkrahje pas krimit”, publikisht, dhe ne bashkepunim, çka ju ben edhe ” Organizate e Strukturuar Kriminale, e armatosur dhe pergatitur, me nje plan te paramenduar”, dhe duke qene se jeni betuar mbi Kushtetute, do pergjigjeni edhe per “Konspiracion kunder Rendit Kushtetues”! Llesh, po te jap edhe keshillen qe i dhashe Saje Qorrit qe ne 3 muajt e pare kur be “Feçor” ne Ministri te Brendshme: Bashkepuno se do kesh lehtesira!!!!!!! (Saje Qorri nuk me degjoi… se si i vajti historia ti e di vete…)”-shkruan Strazimiri.