Dhuna, Rama: Kush kapërcen vijat e bardha, burg dhe përjashtim përjetë nga stadiumet

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në tryezën e përbashkët mes Qeverisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, Kryeministri Edi Rama u shpreh i prerë për zgjidhjen e problemit të dhunës në stadiume.

Sipas tij, problem nuk është vetëm prania e policisë, por kërkoi që impiantet të pajisen me kamera në mënyrë që të mos hidhet topi sa te policia te FSHF.

Rama tha se klubet duhet të detyrohen të pajisin impiantet me kamera duke i dhënë mundësi policisë që të identifikojë të gjithë keqbërësit në stadium dhe ti bëj të pakthyeshëm kërkesat e Prokurorisë në gjykatë.

Ai propozoi status të veçantë për spektatorin, duke iu referuar praktikave më të mira ndërkombëtare, ku parashikohen detyrime dhe ndëshkime, duke filluar nga veprat që meritojnë gjobë, e deri në burgim.

“Do të ndërhyjmë menjëherë në Kodin Penal dhe kapërcimi i vijave të bardha për kë hyn në tapetin e gjelbër do të dënohet me 3 vite burg, pasi është kërcënim fizik për ata që po ushtrojnë detyrën e tyre, qofshin futbollistë, apo arbitri dhe arbitrat. Ndëshkime shumë më të rënda se tre vite burg u praktikuan në 1989 në Angli për ti dhënë përgjigje përfundimtare dhunës në futbollin anglez. Jo vetëm dhuna u zhduk nga stadiumet, por edhe telat dhe barrierat. Kështu që burgimi dhe përjashtimi përjetë nga stadiumi i atyre që prekin vijat e bardha do të jetë hapi i parë që do të bëjmë duke ndryshuar Kodin Penal”, u shpreh Rama.

Ai cilësoi si problem faktin ku lojtarët paguhen me 3 mijë euro dhe deklarohen 300 mijë lekë të vjetra, duke paralajmëruar se nuk mund të vazhdojë më një teatër i tillë.

“Le ta zerojmë për një periudhë kohe tatim fitimin mbi të ardhura për një periudhë kohe, me qëllim që të deklarohen të vërtetat”, deklaroi Rama.

Zjarr Tv Ad