“Dhuna verbale e Ramës në Kuvend inspiron militantët ekstremë”- Grushtimi i Berishës në protestë, Mediu: Akt skandaloz!

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka quajtur dhunën e ushtruar nga një i ri ndaj kryetarit të PD Sali Berisha, duke i gjuajtur me grusht gjatë protestës së 6 dhjetorit, “një akt kriminal dhe i paprecedentë, ngjarje e turpshme dhe skandaloze”.

Ai theksoi se duhet të ketë reflektim dhe tek kolegët e mazhorancës pas këtij incidenti të rëndë.

Fatmir Mediu: “Ngjarje kriminale e skandaloze që cdo qytetar do e bënte të ndihej keq nëse do i ndodhte dhe një qytetari normal në rrugë, jo më drejtuesit të opozitës.

Duhet të ketë reflektim të thellë të gjithë palëve politike. Duhet të ndodhë brenda cdo deputeti të mazhorancës se është një akt që bie ndesh qenies së tyre si politikan. S’janë aty për të sunduar e për të ushtruar dhunë por ta respektojë opozitën e mos futen në lojëra për ta përcarë.

Opozita duhet të ketë një raport të drejtë mes vetes, unifikimi që duhet të ndodhë brenda PD duhet të jetë rreth ideve se cfarë duhet të bëjë opozita.

Me rëndësi që në aktivietetin politik të opozitës të përfshihen dhe të rinj e të reja për ti bërë pjesë të qeverisjes. Duhet të bashkojmë gjithë shqiptarët ku janë.

E duhet të ndërtojmë një raport të qartë me partnerët, të jemi racional në propozimet tona se cfarë do bëjë opozita”.

Mediu ka zbuluar se ka pasur komunikim pas incidentit me kreun e PD, Berisha.

“I kam shkruar Berishës duke shprehur keqardhjen për atë që ndodhi dhe dënuar atë akt, është pëgjigjur me një mënyrën e një njeriu që e tejkalon veten, duke e parë në një sfond që ka të bëjë me opozitën shqiptare.

Kemi pasur e shkëmbime mesazhesh të tjera rreth kësaj situate, dua të bëj të qartë këto s’janë momente sponntane por vijnë për shkak të një dhune të krijuar mbi qytetarët, opozitën, dhunën verbale në Kuvend që inspiron njerëzit e krimit apo militantë ekstrem për të kryer akte të tilla. Duhet ta kthejmë parlamentin në një debat. Krtyeministri e ka ndarë rrugën e vet ai mendon ti përfshijë të gjithë në vorbullën e të keqes”.

Zjarr Tv Ad