Dhunë në familje dhe drejtim mjeti i dehur, prangosen 3 persona në Sarandë e Vlorë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka arrestuar 3 shtetas për vepra penale të ndryshme në Vlorë dhe Sarandë. Konkretisht është arrestuar Dh. P., 55 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme në banesën e tij, dyshohet se ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta. D. R., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme në lagjen Gjashtë, Sarandë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, për motive të dobëta. E. Sh., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas u kap në lagjen “Pavarësia” Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad