Dhunë në Torino, pranga 11 protestuesve

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skena guerrilase urbane në Torino, ku marshimi i protestës së anarkistëve, i organizuar pas dëbimit të një azilanti të punësuar prej vitesh, ka rezultuar me dhunë, hedhje gurësh, zjarrvënie nëpër kosha dhe përplasje me policinë. Në fund të ditës, policia ndaloi 11 vetë. Ata janë akuzuar për shkatërrime, posedim dhe hedhje të objekteve shpërthyese, rezistencë të rënduar, bllokim rrugës. Katër persona kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve është rëndë. E izoluar për orë të tëra zona mes qendrës historike dhe Porta Palazzo. Njëmbëdhjetë protestuesit u arrestuan për përleshjet e ndodhura dhe vënie zjarri në një zonë afër qendrës historike të Torinos. Situata është normalizuar pas pothuajse dy orëve përleshjesh. Me koshat e përmbysur, anarkistët krijuan barriera në rrugë, duke përhapur panik midis kalimtarëve dhe banorëve.

 

Zjarr Tv Ad