Dhunimi i Dollapit, Nikolla: Sjellja e policisë ishte e tepruar

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja socialiste, Lindita Nikolla e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se sjella e policisë ndaj sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi ishte e tepruar.

Më tej Nikolla shtoi se PD e ka kaluar dy herë vijën e kuqe. Një herë më kërcënimin e ambasadorit të OSBE-së dhe një herë me dhunimin e medias, pra reporterëve dhe operatorëve të terrenit.

Nikolla: Nuk ishte e nevojshme edhe pse brenda protokollit të sjelljes së policisë, ai akti ishte i tepruar dhe si i tillë është dënuar edhe nga Kryeministri dhe nga Ministri i Brendshëm. Në vende të tjera të BE-së një shfaqje e tillë do të ishte brenda protokollit të sjelljes së forcave të Policisë së Shtetit. 

Duhet thënë se kemi dy herë rastin e tejkalimit dy herë të vijave të kuqe. 

Rasti i parë me sjelljen e opozitës dhe kërcënimet ndaj ambasadorit të OSBE-së. E paprecedentë, e rrezikshme dhe e papranueshme, që foca politike që pretendojnë që janë për integrimin europian të kenë atë sjellje ndaj përfaqësuesit të BE-së.

Ne pamë edhe një vijë të dytë të kuqe, kur u dhunua një operator, një reporter, një makinë e një media tjetër. Një tejkalim ky i rrezikshëm që kërkon kthimin në situatat e dhunës ndaj medias së lirë. Të gjitha këto shfaqje rëndojnë imazhin e Shqipërisë.

 

Zjarr Tv Ad