Dhunimi i “Francesk Radit”, Rozana Radi: Çfarë ju bëri busti i një artisti?

0
27

Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar pas dhunimit të bustit të artistit të madh shqiptar, Francesk Radit nga dy adoleshentë.

Rozana në një postim në Instagram u kërkoi autoriteteve të vënë para drejtësisë dy djemtë.

Ajo shprehu keqardhje për brezin e ri që po rritet në Shqipëri.

Rozana Radi: “Është bërë virale sot një video, ku dy adoleshentë dhunojnë bustin e kantautorit Francesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris nesër fëmijët e mi. Dua të flas si një dashamirëse e muzikës. 

E kam parë që në orët e para të paradites këtë video dhe ende jam në pritje që “Policia do ti identifikojë autorët” të cilët do të vihen përpara përgjegjësisë! Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri. Do isha shume kurioze ti njihja nga afër këta dy adoleshente e ti pyesja se çfarë ju bëri busti i një artisti i cili i dha aq shumë muzikë Shqipërisë. 

Në moshën tuaj Franko pas shkolle merrte këtë kitare që ju po përpiqeni t’ja hiqni nga duart dhe këndonte. E internuan, e larguan nga nëna, nga babai, nga motrat, nga vëllezërit por kitarën nuk ja hoqën dot. Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështy e t’ju tregoj gjithë zemërimin tim, të vajzës, të djalit të bashkëshortes por më shumë të spektatorit që Franko i dha gjithë rininë. A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë gjest familjaret tuaj? A janë krenarë për atë që ata përfaqësojnë…..

Në Shqipërinë tonë vërtet mungojnë shume gjëra, por një gjë e kemi të sigurt (më mirë një seks i sigurt se një fëmijë i tillë).

I lutem autoriteteve të ndjekin rastin dhe ti vënë para përgjegjësisë të dy këta palaço të cilët na e bëjnë pis artin, kulturën dhe rininë shqiptare!

Sot është dhunuar një vlerë publike. Nesër një tjetër e një tjetër…  Ju lutem të gjithëve ta marrin këtë foto të turpshme e ta postojnë me hashtagun #mambroartistin”