Dhunohen gjatë natës mjekët dhe infermierët në QSUT

0
461
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një reagim, Ministria e Shëndertësisë dënon dhunën, duke e konsideruar si një akt të shëmtuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj ekipit mjekësor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku familjarët e një pacienteje dhunuan në mesnatë mjekët dhe infermieren e turnit në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme. 

Dhuna ndaj personelit shëndetësor mjek apo infermier në detyrë, është një akt i shëmtuar dhe i dënueshëm. 

Personeli shëndetësor, në mënyrë të veçantë ai i Urgjencave është në shërbim të qytetarëve natën dhe ditën, për të dhënë ndihmën e parë në kohën e duhur, duke shpëtuar jetë. Vetëm në urgjencat e QSUT paraqiten mesatarisht rreth 315 mijë raste në vit. Një volum pune i jashtëzakonshëm që përballohet me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm nga ekipet e urgjencave 24/7.

Kujdesi shëndetësor që duam ka në themel frymën e besimit, ofrimin e kujdesit të pakushtëzuar, pavarësisht statusit social të atij që ka nevojë, por njëherësh, moscënimin dhe respektin ndaj figurës së mjekut dhe infermierit. 

Duke inkurajuar organet kompetente të zbardhin sa më parë ngjarjen, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social I bën apel opinionit publik, të mirëkuptojë dhe përkrahë bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.

 

Zjarr Tv Ad