Dhunohet pranë banesës gazetari Adriatik Doçi: “Kam pasur kërcënime, më sulmuan disa persona…”

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Adriatik Doçi është dhunuar mesditën e sotme nga një person i paidentifikuar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të banesës së gazetarit Doçi. Lajmin e ka bërë të ditur policia e cila ka nxjerë publikimin:

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, në Kamzë, në rrugën “Bavaria”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me grusht shtetasin A. D., 38 vjeç, me profesion gazetar, dhe më pas është larguar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5., në Kamzë, kanë administruar kallzimin e bërë nga gazetari A. D., dhe shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

>Në një pronocim për mediat, gazetari u shpreh:

Gazetari Adriatik Doçi: Gjatë punës kam pasur kërcënime, por nuk e prisja të më dhunonin fizikisht. Më sulmoi fillimisht një person dhe më pas u bashkuan dhe të tjerë. Ky sulm më shton kurajo për të raportuar, nuk më ndal asgjë, nuk ka lidhje me asnjë lloj historie, do rri gjithmonë në Shqipëri dhe do raportoj deri në frymën e fundit. Ky sulm nuk më pengon aspak.

Jam goditur nga pas, ishte një fraksion sekondi, jam goditur me grusht, nuk e di se çfarë kishin në dorë tjetër. Jam duke bërë një referim në komisariatin numër 5. Policia po punon me intensitet, për të gjetur autorët.

Zjarr Tv Ad