Dhunoi e kërcënoi gruan, kapet mirditori, i gjendet dhe armë

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Mirditës ka arrestuar një 46-vjeçar për dhunë në familje. Shtetasi me iniciale A.Sh akuzohet se ushtronte  dhunë fizike  dhe psikologjie ndaj bashkëshortes  dhe e kërcënonte  se do ta vriste.

“Ky shtetas në banesë  në mënyrë sistematike ushtronte  dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në prani dhe të fëmijëve,  e cila mbëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në  banesën e shtetasit A.SH, ku gjatë  kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov  dhe një sasi fishekësh luftarak”njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Zjarr Tv Ad