Dhunoi gruan se nuk zbatonte kanunin, arrestohet shqiptari

0
26

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane , nën akuzën e abuzimit me gruan e tij 26-vjeçare. Mediat fqinje shkruajnë se burri kishte sulmuar fizikisht gruan, pasi sipas tij gruaja nuk kiste zbatuar rregullate kanunit.

Shqiptari i arrestuar deri në ekzekutimin e një urdhëri nga Gjykata e Tranit kishte kërkuar që gruaja të mos ulej në tryezë me anëtarët e familjes së tij dhe t’i jepte pagënqë fitonte nga puna.

Gjithashtu ai e kishte kërcënuar se do ta coptonte dhe e kishte fyer, madje i kishte shkaktuar edhe lëndime. Kur njëra prej vajzave të tyre ishte duke qarë, shqiptari emri it ë cilit nuk është bërë i ditur e kishte goditur gruan me një copë druri në fytyrë, duke i thyer dy dhëmbë.

Pas abuzimeve të vazhdueshme gruaja i kishte kërkuar divorcin. Më pas burri i lidhi duart dhe këmbët, i vuri një çorapë në gojë dhe ndërsa gruaja bërtiste ai i preu pëllëmbën e dorës me thikë. Gruaja, e ndihmuar nga stafi i Qendrës Kundër Dhunës “Giulia dhe Rossella” e Barletta, gjeti forcën për të shkuar në stacionin e policisë për të raportuar sulmet e pësuara dhe pas denoncimit burri u fut në  burgun e Tranit.