Dhunoi mjekun e urgjencës, policia shpall në kërkim 45-vjeçarin

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës reagon lidhur me rastin e dhunimit të një mjeku në Urgjencën e Infektivit, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, pasditen e kësaj të diele.

Uniformat blu kanë shpallur në kërkim 45 vjeçari, i cili dhunoi mjekun në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv në Tiranë. 

Procedimi penal ka nisur ndaj shtetasit A.M 45 vjeç banues në Tiranë.

Në njoftimin e policisë thuhet se “Ky shtetas rreth orës 13:30, të datës 10.02.2019, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej  i shtruar në  spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës.”

45 vjeçari pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij.

Materialet proceduriale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad